Vijojnë edhe sot radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, ku fluksi i mjeteve është shtuar ndjeshëm.
Sipas të dhënave nga pika kufitare, vonesat krijohen kryesisht për shkak të përpunimit të ngadaltë nga pala greke, ku aktualisht punohet vetëm me dy sportele.
Ndërkohë, pala shqiptare po operon me 4-5 sportele.
Në sheshpushimin e Qafë Botës ndodhen aktualisht në pritje rreth 500 mjete, ndërsa radha e automjeteve nga pala greke shtrihet deri pranë pikës kufitare shqiptare.
Që prej orës 05:00 të mëngjesit të së hënës, kur ka nisur puna në Qafë Botë, deri në këto momente, llogaritet se në këtë pikë të kalimit kufitar kanë hyrë dhe dalë rreth 3 mijë persona.
Burimi: botasot.info


