osmani hapja e ures se ibrit hap historik kunder synimeve te serbise per ndarjen e kosoves 6a82d91311cc2

Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik kundër synimeve të Serbisë për ndarjen e Kosovës

August 17, 2026
1 minut lexim

Ish presidentja e vendit, Vjosa Osman e ka vlerësuar si zhvillim të mirëseardhur hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kalimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës.

Osmani në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto zhvillime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës dhe forcimit të rendit e ligjit.

“Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës janë zhvillime të mirëseardhura, që ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë. Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje ajo ka shkruar:

“Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë. Mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për të arritur deri këtu, e në veçanti për Policinë e Kosovës, e cila vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN BDI 1
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI-ja vetë pranon se funksionon si një “POLITBYRO” famëkeqe

vazhdon radha kilometrike ne qafe bote automjetet presin per ore te tera ne kufi 6a82d98f48dcd
Lajmi i radhës

Vazhdon radha kilometrike në Qafë Botë, automjetet presin për orë të tëra në kufi

Të fundit nga

ShkoLartë