Vazhdon mallkimi i Brazilit në Kupën e Botës

Brazili i ka dhënë lamtumirën përsëri Kupës së Botës në çerekfinalet e turneut, ashtu siç ka ndodhur thuajse me rregullsi që kur fitoi trofeun e fundit në vendin 2002. Dhe duket se “seleçao” ka një mallkim të mirëfilltë me skuadrat europiane që i vihen përballë në këtë pikë të turneut.

Që nga vitit 2002, kur bëri të vetin trofeun për herë të pestë, Brazili është eliminuar gjithmonë nga një skuadër europiane, zakonisht në fazën çerekfinale të turneut. Hera e parë ishte përballë Francës në vitin 2006, kur një skuadër e cila kishte në përbërje Ronaldon, Ronaldinjon, Adrianon dhe Kaka, u dorëzua përballë Francës me shifrat 1-0.

Një edicion më vonë, kundërshtari ishte Holanda, e cila e eliminoi me shifrat 2-1 po në çerekfinale me përmbysje. Në vitin 2014, si pritës i turneut, Brazili kaloi çerekfinale përballë Kolumbisë, por u eliminua në gjysmëfinale nga Gjermani me rezultatin e paharrueshëm 7-1.

Në Rusi 2018, përsëri brazilianët shiheshin si favoritë, por në çerekfinale kishin përballë Belgjikën e cila i eliminoi pas fitores 2-1.

Sot, e kishte radhën Kroacia që ti nxirrte nga turneu brazilianët, të cilët largohen përsëri shumë shpejt nga aktiviteti, pa shijuar siç duhet statusin e favoritit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OKB: Bjellorusia do të lejojë Ukrainën të eksportojë grurë në të gjithë territorin e saj

Story i radhës

Debati mbi amandamentet e buxhetit përfundon të Hënën

Të fundit nga