Ministria e Arsimit dhe Shekncës, dhe Sindikati i Arsimit, Shekncës dhe Kulturës nisën negociatat për rritjen e pagave në arsim. Kryetari i SASHK-ut para takimi u shpreh optimist se mund të gjejnë një zgjidhje për kërkesat e tyre, dhe kërkuan nga MASH të jenë më konkret në propozimet e tyre, në mënyrë që të ndërpritet greva. Ai tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ministrinë dhe janë konstruktiv për të gjetur një zgjidhje, e gjithë kjo në interes të mësimdhënësve dhe prindërve.
Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut
“Duke pasur parasysh se sot zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte deklarata se ka qasje serioze për zgjidhjen e këtij problemi, respektivisht bëhen përpjekeje maksimale që të përafrohen tek përqindja që e kërkon SASHK, e jep të drejtën që të jemi optimist për takimin e sotshëm dhe nga MASH të dëgjojmë diçka më konkrete. Jemi të bindur se sot to të kemi diçka më shumë që ta njoftojmë opinionin”, deklaroi Nedelkov. /SHENJA/