Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë  vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëce të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Në gjykatë është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta uron nxënësit dhe mësuesit: Sakrifica e jashtëzakonshme e prindërve shqiptarë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet

Story i radhës

Osmani mysafirja e parë që pritet nga Pendarovski, para nisjes së takimeve me liderët ballkanik

Të fundit nga