Osmani mysafirja e parë që pritet nga Pendarovski, para nisjes së takimeve me liderët ballkanik

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Penarovski, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para takimit me liderët ballkanik në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Ky proces është një nismë rajonale e bashkë-themeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Tëvë 1 është po e përcjell nga vendi i ngjarsje këtë samit.

Story i mëparshëm

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Story i radhës

5 fakte rreth vaginës që do të ndryshojnë mënyrën se si mendoni për seksin

Të fundit nga