Vazhdojnë trazirat në Suedi të shkaktuara nga djegia e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë

April 17, 2022
1 minut lexim

Përleshjet kanë ndodhur për të katërtën ditë në disa qytete suedeze, të shkaktuara nga djegia e dukshme e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë anti-emigrant.

Mediat lokale thanë se tre persona u plagosën në qytetin lindor të Norrköping të dielën kur policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve.

Disa automjeteve u dogjën dhe të paktën 17 persona u arrestuan.

Të shtunën, automjete duke përfshirë një autobus u dogjën në qytetin jugor të Malmos gjatë një mitingu të ekstremit të djathtë.

Më herët, qeveritë e Iranit dhe Irakut thirrën të dërguarit suedezë për të protestuar për djegien.

Ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili drejton lëvizjen “Stram Kurs”, tha se ai kishte djegur librin e shenjtë të Islamit dhe do të përsëriste veprimin.

Shefi i policisë kombëtare të Suedisë Anders Thornberg tha në një deklaratë të shtunën se demonstruesit kishin treguar indiferencë ndaj jetës së policëve, duke shtuar: “Ne kemi parë trazira të dhunshme më parë. Por kjo është diçka tjetër”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Bukuria e oborrit tuaj: Ja si ta ushqeni këtë bimë madhështore

Story i radhës

Këto janë arsyet pse duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë