Në ditët kur kuqezinjtë janë pa dyshim të mërzitur nga vendimi i gjyqtarit Mariani për të anuluar golin e Benaserit në derbin e Kupës së Italisë (Kalulu jashtë loje, por të konsiderohet aktiv, rregullorja, faqja 85, rregulli 11, është e qartë: rivali duhet të pengojë qartë pamjen e kundërshtarit. Në këtë rast “QARTË” nuk duket asgjë.
Teksa polemikat për gabimin e VAR-it në thirrjen e arbitrit për të analizuar imazhet dhe gabimi i Marianit në marrjen e një vendimi të gabuar vijojnë, dje janë publikuar emërimet për ndeshjen e së dielës mbrëma në “Olimpico” mes Milanit dhe Lacios.
Kryesori i garës do të jetë Marko Guida, ndërsa në sallën VAR radha do të jetë Daniele Orsatso, dy emra që nuk ngjallin simpati apo kujtime të lumtura në mendjen e tifozëve milanistë.
Dyshja në fjalë, në historinë e vonshme të kuqezinjve, janë njollosur me gabime të pakuptueshme që kanë vendosur rrjedhën e sfidave të rëndësishme për ekipin e Piolit.
GUIDA
Marko Guida, në dhomën e VAR-it gjatë Milan-Udineze, mori pjesë në diçka që është në limitet e fantashkencës:
Ai nuk ishte në gjendje të dallonte një gol të shënuar me dorë duke e bërë prekjen e Udogit të vlefshme. Nëse nuk do të kishte përsëritje dhe imazhe të bollshme, thuajse mund të mendohej se bëhet fjalë për shaka, por nuk është kështu pasi u vërtetua goli i Udogit, i cili pas një goditjeje dhe ripërsëritjeje brenda zonës së penalltisë e shtyn me dorën e majtë.
Është e vështirë të gjesh shpjegime, ashtu siç është e vështirë të mos habitesh, pasi dëgjon justifikimin, sepse e tillë ishte deklarata e shefit të këmishëve të zeza që pas atij takimi deklaronte:
“Në Milan-Udineze gjyqtari Guida përdori të gjitha kamerat në dispozicion, por asnjë pamje nuk vërteton prekjen me dorë nga Udogi.
VAR-i? Futbolli është interpretim. Nëse në një episod në 100 të gjithë mendojnë në të njëjtën mënyrë, ky është një episod VAR-i. Nëse në një episod, 50 mendojnë në një mënyrë dhe 50 mendojnë ndryshe që nuk është një episod VAR-i”.
Këto deklarata janë gjithashtu të vështira për t’u komentuar. Në vend që të pranojë gabimin e vartësit të tij të VAR-it, kreu i AIA-s u mundua të kacavirrej në pasqyrë, një gjë që mund të konsiderohet pothuajse argëtuese, nëse nuk do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme në ecurinë e një kampionati.
Pak javë më pas, zoti Guida u bë protagonist i një episodi tjetër në Torino-Inter ku të zotët e shtëpisë ishin në avantazh dhe kishin lojën nën zotërim. Gjatë një aksioni topi mbërrin te Beloti, i cili hyri në zonën e penalltisë dhe u godit nga Ranokia.
Gjyqtari kryesor, i pozicionuar mirë, nuk vëren një faull të dukshëm. Në këtë rast ai nuk u ndihmua as nga VAR-i, i cili sinjalizon një ndërhyrje në top nga mbrojtësi zikaltër. Edhe këtu, në epokën e VAR-it, është shumë e vështirë të gjesh shpjegime logjike pas këtij vendimi. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1, ku miqtë arrijnë të gjejnë një barazim të papritur në kohën shtesë.
Historia e kuqezinjve edhe më këtë arbitër nuk është veçanërisht e lumtur. Një nga kryqëzimet e fundit, që u zhvillua në kampionatin e kaluar në Lacio-Milan më 26 prill 2021, e pa Orsaton vendimtar në mënyrë negative.
46-vjeçari u bë protagonist i një vendimi shumë të dyshimtë që drejtoi në mënyrë të pariparueshme ndeshjen: 2-0 e shënuar nga Korrea u parapri nga një faull i Leivas ndaj Çalhanoglusë në mesfushë.
Nga ana tjetër, arbitri nuk dalloi asgjë dhe e konsideroi të vlefshëm golin, para se të thirrej në VAR nga kolegu Maxoleni. Orsato u duk i bezdisur nga thirrja e kolegut të tij dhe nuk bëri asgjë për ta fshehur:
OFR zgjati njëmbëdhjetë sekonda në numër, dhe në fund të rishikimit të përsëritjes, nga buzët e arbitrit u lexua qartë diçka drejtuar dhomës VAR: “Po çfarë me the?”
Aq shumë supozim dhe arrogancë që më në fund e çoi Orsaton të legjitimonte golin, duke bërë kështu një gafë të bujshme.
Në një kampionat tjetër nga ai italian, të ndalesh kaq shumë në këto gabime të arbitrave (tmerret), sigurisht që nuk do të ishte normale, por duke pasur parasysh situatën është gjithmonë e drejtë të kujtosh dhe të mbash parasysh gabimet e mëdha të tyre.