Vazhdojnë paraqitjet për vendosje bombë, sot janë kërcënuar 9 shkolla të mesme të Shkupit

min lexim

Pas paraqitjeve të djeshme për bombë në 8 shkolla të Shkupit, sot rreth orës 14 është dërguar paraqitje për bombë në 9 shkolla të mesme, konfirmojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Sot në SPB Shkup rreth orës 14 është paraqitur se në mail-adresat e 9 shkollave në Shkup është dërguar kërcenim për vendosje të bombës. Menjëherë, pas marrjes së paraqitjes, nga zyrtarët policorë po ndërmerren masa për evakuimin e sigurt të shkollave. Vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, paraprakisht ka deklaruar se vijojnë hetimet për raportimet për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit dhe se kanë informacionet fillestare nga ku janë dërguar emailet.

I pyetur për sanksionet ndaj autorëve, ministri ritheksoi se duke pasur parasysh faktin se është të paktën një akt monstruoz, me të cilin u abuzuan shkollat, duke pasur parasysh ankthin e fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve në përgjithësi dënimet duhet të jenë më të rrepta.

Dje, të gjitha raportimet për bomba në tetë shkolla në Shkup janë konstatuar të rreme, pasi janë kryer kontrollet antiterroriste në të gjitha shkollat, te të cilat është dërguar kërcënim për bomba të supozuara.

Fillimisht, raportime të tilla në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë raportuar nga pesë shkolla të mesme në kryeqytet: “Rade Jovçevski Korçagin”, “Orce Nikolov”, “Nikola Karev”, “Josip Broz Tito” dhe ASUC “Boro Petrushevski”.

Më pas mbërritën denoncime shtesë për tre shkolla të tjera.

Burimi: portalb.mk

Story i mëparshëm

Ivanovska: Vitin e kaluar KSHPK ka iniciuar procedurë për 710 zyrtarë që nuk kanë dorëzuar pyetësor

Story i radhës

Jesus: Jam gati të luaj 70 ndeshje në sezon

Të fundit nga