vazhdojne kontrollet e shtuara ne trafik ja sa gjoba ka vetem ne shkup 61f4ff038fed2

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, ja sa gjoba ka vetëm në Shkup

January 29, 2022
1 minut lexim
Policia rrugore 17 780x470 1

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 330 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit të MPB-së, 140 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar dhe 4 gjoba për vozitës fillestar, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë. Sipas njoftimit të MPB-së janë gjobitur dhe 15 këmbësorë. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

femijet afgane po vdesin nga uria 61f4fa8f7ca67
Story i mëparshëm

Fëmijët afganë po vdesin nga uria

eshte e frikshme shume kristen stewart flet per planet e marteses me partneren 61f5068491531
Story i radhës

“Është e frikshme, shumë”- Kristen Stewart flet për planet e martesës me partneren

Të fundit nga

Operacion i gjerë Izraelit në veri të Gazës

Të paktën 50 persona janë vrarë si pasojë e ofensivës tokësore, ajrore dhe detare të Izraelit të ndërmarrë në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Kështu ka njoftuar agjencia e mbrojtjes civile

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë