“Është e frikshme, shumë”- Kristen Stewart flet për planet e martesës me partneren

Kristen Stewart dëshiron të martohet me të fejuarën e saj, Dylan Meyer. Aktorja e famshme foli për planet e dasmës në një intervistë për CBS Sunday Morning.

Ylli i “Twilight” tha se ende nuk është caktuar data, por “do të ndodhë, kur të vijë momenti”.

Kur u pyet nëse kanë filluar me planifikim e dasmës, ajo u shpreh: “Jo, është një gjë e frikshme”, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të qëndrojë për shumë kohë e fejuar.

“Nuk dua të qëndroj e fejuar për 5 vite”, tha aktorja.

Në nëntor 2021, Kristen Stewart zbuloi se skenaristja Meyer i kishte propozuar për martesë pas dy vitesh lidhje.

“Ne po martohemi, doja shumë të më propozonin. E kisha shumë të qartë atë që doja dhe ajo e bëri. Ishte vërtet e lezetshme, ajo bëri shumë mirë. Po martohemi, po ndodh”, u shpreh ajo në atë kohë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, ja sa gjoba ka vetëm në Shkup

Story i radhës

E shkuara e tij kriminale nuk i ndahet, ish-lojtari i Tottenham dënohet përsëri

Të fundit nga