Vatikani: Ndërron jetë ish-Papa Benedikti XVI në moshën 96-vjeçare

Ish-kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Benedikti XVI, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, konfirmoi Vatikani mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Benedikti XVI do të mbahet mend, ndër të tjera, si Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet.

Benedikti XVI lindi si Joseph Alois Ratzinger më 16 prill të vitit 1927 në Marktl am Inn në Bavari të Gjermanisë.

Ai ishte kreu i 265-të i Kishës Katolike nga 19 prilli 2005 deri në dorëheqjen e tij në vitin 2013. Benedikti XVI u largua nga detyrat zyrtare të Papës për shkak të moshës së tij të shtyrë.





Story i mëparshëm

Wanda konfirmon ndarjen me Icardin: Më duhet një hamshor!

Story i radhës

Komuna e Prishtinës i përkrahë Odat e Profesionistëve Shëndetësorë për ndërtimin e ndërtesës së tyre

Të fundit nga