Vatikan, mblidhet konklava për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut

April 28, 2025
1 minut lexim

Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen këtë të hënë për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri.

Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e Papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve.

Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë.

Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm.

Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën.

Për momentin, nuk është caktuar ende një datë për fillimin e konklavit, i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine.

Data më e hershme e mundshme do të ishte 5 maji. Për t’u bërë papë, një kardinal duhet të marrë dy të tretat e votave të konklavës. Një votim mbahet ditën e parë, i ndjekur nga katër fletëvotime në secilën ditë pasuese.

Pasi zgjidhet papa i ri, tym i bardhë ngrihet nga një oxhak i instaluar në çatinë e Kapelës Sistine.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shkëlqejnë tre lojtarë të Kombëtares, pjesë e legjionarëve më të vlerësuar janë edhe ish-lojtarët e Partizanit dhe Tiranës

Story i radhës

​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë