nderron jete ushtari i brigades 121 te uck se naser shala 680f38c202c9a

​Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala

April 28, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë njeri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala i njohur si Ftyra.

Kështu ka njoftuar familjari i tij Fatmir Surdhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë daja e bashkëluftëtari im Naser Bislim Shala- Ftyra.

Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari i komandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.

Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qendronte me shkoët luftarë nëpër vijat e para të ftontit.

Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në qdo rrethanë luftarake të kohës.

E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashk me shokët.

E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyrën për atdheun me përkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998.

Ngushëllime Familjes Shala, miqve, farefisit , bashkëluftarëve e shoqërisë.

Lavdi jetës e veprës tënde atdhetare daja im bashkëluftëtari im Ftyra i UÇK-së!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vatikan mblidhet konklava per zgjedhjen e pasardhesit te papa franceskut 680f38165ae81
Story i mëparshëm

Vatikan, mblidhet konklava për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut

ekziston nje ndryshim i madh midis te qenit i perdorur dhe i dashur 680f39f4df670
Story i radhës

Ekziston një ndryshim i madh midis të qenit i përdorur dhe i dashur

Të fundit nga

ShkoLartë