Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, tha se deri në fund të muajit është siguruar lënda e parë për prodhimin e energjisë termike, ndërsa shtoi se varësisht se si do të funksionoje centrali i gazit TE-TO, do të sigurojnë energji termike edhe për muajt në vazhdim deri në fund të sezonit të ngrohjes i cili zgjat deri më 30 prill 2023.
Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së
“Qytetarët janë siguruar me energji për ngrohje, për shkak se kemi siguruar energjensa deri në fund të muajit, kurse me mënyrën se si do të funksionojë centrali privat i gazit TE-TO do të dijmë nëse do ta tërheqim energjinë e ngrohjes nga atje ose plotësisht do të prodhojmë energji në ngrohtoret tona që I kemi me qiran ga SH.A “Adora” në ngrohtoret Lindje dhe Perëndim”
/SHENJA/