Vasili: Vjedhja e milionave vazhdon! Rama mund të puthet e të fërkohet sa herë që do të heqë vëmendjen, por…

min lexim

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për tenderin e zhvilluar nga ARRSH për monitorimin e rrugëve, tender me vlerë 19.5 milionë euro.

Vasili thotë se ndërkohë që Rama bën komedi për të hequr vëmendjen, vjedhja e milionave vijon përmes tenderave dhe koncensioneve.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Rama kërkon që me “pornopolitikën” e tij të fshehë vjedhjen e pandalshme.

Postimi i Petrit Vasilit:

Lerini komedite idiote te Rames, perqendrohuni te vjedhja e milionave, qe vazhdon! Edi Rama mund te puthet, te nduket, te ferkohet dhe te eksitohet, te vishet e te zhvishet sa here qe i duhet per te hequr vemendjen nga vjedhja e qindra miliona eurove. Ka dhjetra komente per gomarlleqet dhe skenat mizerabel te ketij kryeministri ordiner.

Mbase te drejta komentet e indinjuara te qytetareve, analisteve dhe politikes. Por drama e vertete, qe kerkon te fshehe Rama me pornopolitiken e tij eshte krejt tjeter, eshte vjedhja e tij e pandalshme, e pashpirt dhe e pamase!!!

Skandalet ne cdo minute nuk ndalen!

Po behet Tender me vlere rreth 20 milion euro per cfare? Per te monitoruar rrugen

Kur njerezit nuk mbyllin dot muajin per shkak te cmimeve keta tallen dhe vjedhin miliona per te shikuar rrugen me kamera.

Pra Stambolli digjet dhe zuska krihet i thone kesaj. Vjedhja me naften gjithashtu nuk ndalet perdite dhe Bordi i Hajduteve u fut ne cdo minute thika pas shpine qytetareve dhe fryn e fryn xhepat e oligarkeve dhe kjo behet diten per diell.

Nderkohe qe pagesat dhjetra milione euro per inceneratoret, koncesionet e rruge me shumefishin e cmimit vazhdojne e vazhdojne pa u ndalur. Vazhdojne merren miliona euro borxhe te tjera thjesht per tu grabitur.

Energjia eshte nje grope, qe gllaberin miliona dhe ku korrupsioni po arrin majat me te larta.

Me pacipesine e hajduteve ordinere harxhojne miliona per propagande, per zyra luksi, per relaks dhe per cdo degjenerim rilindas te paimagjinueshem.

Denoncimi dhe protesta shume e forte, pa kompromis dhe e pandalshme. Kjo na duhet te gjitheve, familjeve tona dhe atdheut te perbashket, qe plackitet dhe shpopullohet e shkretohet nga kjo vjedhje mostruoze e Rames dhe bandes se tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“UÇK luftoi për çlirimin e një populli të shtypur”, Rama iu përgjigjet demokratëve: Votuat pro rezolutës së Marty-t

Story i radhës

Dua Lipa dhe Shakira, kandidatet për të hapur ceremoninë e Kupës së Botës në Katar

Të fundit nga