Vasili: ‘Shtëpia e lirisë’ për të luftuar këtë regjim, më 6 mars rezultat të shkëlqyer

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, deklaroi se tashmë është duke u krijuar edhe zyrtarisht koalicioni “Shtëpia e lirisë”.

Vasili theksoi se ky koalicion është me qytetarët, për të luftuar këtë regjim. Ai shtoi se më datë 6 mars në zgjedhje të pjessshme, koalicioni “Shtëpia e lirisë” do të arrijë rezultat të shkëlqyer.

“Shtëpia e lirisë do jetë koalicion i formësuar. Jemi bërë të gjithë bashkë për të luftuar regjimin fort, primaret janë risi pozitive. Ne do të mbështesim edhe kandidaturat që do të dalin nga primaret.

Kandidatët e gëzojnë mbështetjen e gjerë edhe të qytetarëve në terren. Më 6 mars do të kemi rezultat të shkëlqyer të koalicionit “Shtëpia e lirisë””, deklaroi Vasili.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bergwijn nuk largohet nga Tottenham

Story i radhës

Petrovska – Peach: Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, Ballkani është më i sigurt dhe më stabil

Të fundit nga