Vasili: Rilindja po e shkreton bujqësinë dhe fermerët, po largohen pasin nuk kanë mbështetje

February 13, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi në Facebook shkruan se Rilindja po e shkreton bujqësinë dhe fermerët në vendin tonë.

Ai shton se mijëra fermerë janë në varfëri dhe po braktisin vendin, pasi nuk mbijetojnë ditë, ndërsa thekson se qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje për ta.

Vasili: Rilindja po shkreton bujqësinë dhe fermerët! Një pasuri e paçmuar kombëtare si bujqësia po kthehet ne shkretëtire. Mijëra fermerë e familjet e tyre po zhyten ne varfëri dhe po braktisin vendin sepse nuk mbijetojnë dot. Çdo politike e rilindjes ka qellim shpopullimin dhe lënien djerr te tokës bujqësore. Zero mbështetje për fermerët nga qeveria rilindase.

Çmimet vetem rriten: rritje 25% të kostos së prodhimit, shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore. Mosgjetja e tregut të shitjes solli falimentimin e serave dhe rikthimin e fermerëve në emigracion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marshojnë prindërit vetushqyes: Problemet tona, nuk janë tabu!

Story i radhës

Policia arrestoi 31 persona në Koçan!

Të fundit nga

ShkoLartë