Vasili për Ramën: Bëri vetgjyqësi dhe caktoi fundin e tij të hidhur

December 4, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në Facebook në lidhje me prishjen e paligjshme të “Prestige Resort” ditën e sotme nga forcat e IKMT me rreth 70 kilogramë eksploziv.

Vasili shkroi se kryeministri Rama hodhi në erë veten me këtë veprim dhe caktoi fundin e hidhur të tij duke vepruar si bandit shtetëror. Ai shtoi më tej se drejtësia dhe shteti ligjor u hodhën në erë ditën e sotme te “Prestige Resort”, ndërsa shkroi më tej se çdo ligji dhe rregulli shteti iu vunë minat.

Postimi i plotë:
Edi Rama hedh ne ere veten dhe cakton fundin e hidhur te tij!!
Rama veproi si bandit shteteror.
Drejtesia dhe shteti ligjor u hodhen ne ere tek Prestige Resort!
Edi Rama beri vetgjyqesi dhe hodhi ne ere Prestige Resort.
Cdo ligji dhe rregulli shteti ju vune minat.
Nga sot asnje nuk eshte i detyruar te zbatoje asnje vendim qeverie dhe ligj ne kete vend.
Kushdo mund te veproje si Edi Rama qe beri vetgjyqesi per qellimet e tij te pista dhe per te mbuluar skandalin e tmerrshem 2.5 miliard euro te kriptomonedhave, Portin e Durresit, inceneratoret etj etj.
Edi Rama hodhi ne ere veten dhe e percaktoi ne kete menyre edhe fundin e tij te hidhur dhe te pashprese.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë 

Story i radhës

Si kanë humbur peshë njerëzit gjatë karantinës

Të fundit nga

Përshkallëzohet përplasja Starmer – Musk

Kryeministri britanik Keir Starmer ka denoncuar atë që e ka quajtur “përhapje e gënjeshtrave dhe keqinformimit”, pasi u kritikua ashpër nga miliarderi i kompanisë Tesla, Elon Musk. Aleati i Presidentit të zgjedhur

Diskutojnë aspektet psikologjike të sportit

Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka përmbyllur seminarin dimëror dy-ditor, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të fazës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në këtë seminar
ShkoLartë