diskutojne aspektet psikologjike te sportit 677d4e81a51ab

Diskutojnë aspektet psikologjike të sportit

January 7, 2025
1 minut lexim

Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka përmbyllur seminarin dimëror dy-ditor, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të fazës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në këtë seminar morën pjesë rreth 65 arbitra dhe asistentë, të cilët u angazhuan në një program intensiv dhe profesional.

Dita e dytë e seminarit u përqendrua kryesisht në trajnimet teorike dhe temat speciale, që përfshinin fushat e psikologjisë sportive dhe nutricionizmit, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të performancës së arbitrave.

Përveç kësaj, u zhvillua një analizë e detajuar e situatave teknike dhe taktike nga 19 javët e para të kampionatit, duke u ndalur veçanërisht në momentet më delikate gjatë ndeshjeve.

Seminari dimëror është një pjesë e rëndësishme e programit të FSHF-së për të siguruar zhvillimin dhe rritjen e nivelit të arbitrave shqiptarë, duke i përgatitur ata për sfidat që i presin në pjesën e mbetur të sezonit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

grubi perballet me shkarkim nga universiteti i tetoves per mungese te paarsyeshme 677d4dcece57c
Story i mëparshëm

Grubi përballet me shkarkim nga Universiteti i Tetovës për mungesë të paarsyeshme

meta i jep fund programit per kontrollimin e fakteve 677d4f746bdff
Story i radhës

“Meta” i jep fund programit për kontrollimin e fakteve

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë