Varianti i ri i Omicron: BA.2 më ngjitës, po përhapet “si rrufe” në Evropë

January 31, 2022
1 minut lexim

Një nënlloj i ri i variantit të koronavirusit Omicron po përhapet me një shpejtësi të rrufeshme në Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Indi e shumë vende të tjera të botës. 

Ndikimi i saktë i mutacioneve të genomit është ende i paqartë.

Ajo çfarë dihet tashmë nga varianti i parë i Omicron BA.1, është se ai është shumë më infektues sesa shtamet e mëparshme të koronavirusit.

Nga nëntipi i ri, BA.2 janë infektuar të paktën 400 persona gjatë 10 ditëve të para të janarit në Britani, dhe tashmë është zbuluar në më shumë se 40 vende të globit.

Drejtoria PANGO e koronaviruseve, e cila përditësohet rregullisht nga shkencëtarë të universiteteve te Oksfordit, Edinburgut dhe Kembrixhit, rendit Danimarkën si zonën më të prekur, me 79% të rasteve të zbuluara deri më tani.

Pas saj vijnë me radhë Mbretëria e Bashkuar, India, Suedia  e Singapori. Rreziku i paraqitur nga omicron BA.2 mbetet ende i panjohur për shkëncetarët. Përhapja e shpejtë e nëntipit të ri sugjeron se mund të jetë edhe më ngjitës se varianti origjinal i Omicron.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) e ka klasifikuar BA.2 si një “variant nën mbikëqyrje”.

Është natyra e viruseve të evoluojnë dhe të ndryshojnë, kështu që duhet të pritet që ne do të vazhdojmë të shohim variante të reja të dalin derisa pandemia vazhdon,” tha Meera Chand, drejtore e incidenteve në UKHSA.

“Vëzhgimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon të zbulojmë ato dhe vlerësoni nëse janë të rëndësishme”, shtoi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lidhur me takimet e ndërkombëtarëve me udhëheqësit e Kosovës

Story i radhës

Lëshohet në Big Brother VIP kënga e Beatrix dedikuar Donaldit, aktori mezi i njeh zërin: Po kjo kush është

Të fundit nga

ShkoLartë