Varfëria energjetike, 36 për qind e familjeve në Shqipëri nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë

September 1, 2022
min lexim

Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Evropë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi së fundi dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit.

Ky dokument që është produkt i një studimi të mëparshëm përllogarit shifrat e popullsisë që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë sipas standardeve që janë të vendosura për një jetesë cilësore.

Në këtë kontekst identifikohen dhe adresohet varfëria energjetike në palët kontraktuale të Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të përshtatshëm jetese dhe shëndeti. Në Evropë, varfëria energjetike është një shqetësim në rritje që vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e miliona qytetarëve”, thotë Sekretariati.

“Sipas vlerësimeve të fundit, 7.4 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre ngrohtë në mënyrë të përshtatshme. Në Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, pjesa e popullsisë në pamundësi për të përballuar komoditetin e duhur të ngrohjes është edhe më i lartë, duke filluar nga 9.5 për qind në Serbi në 35.8 për qind në Shqipëri”, vëren Sekretariati.

Dokumenti llogarit se nga 734 mijë familje në Shqipëri, ata që marrin ndihmë për përballimin e energjisë janë 213 mijë apo mesatarisht 29 për qind. Mbështetja financiare llogaritet në 22 milionë euro duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë ndër palët kontraktuese me më shumë fonde për varfërinë energjetike.

Por teksa studimi i Sekretariatit i publikuar në fund të vitit 2021 dhe i zhvilluar me politika dhe udhëzime gjatë këtij viti nxjerr në pah një tablo mbi varfërinë energjetike, situata reale për shkak të krizës ka ndryshuar edhe më tej.

Varfëria energjetike në kushtet e krizës që ka pushuar globalisht vendet pritet të rrisë më tej numrin e atyre që do të kenë tendencën të kursejnë duke mos u ngrohur në mënyrë të përshtatshme ashtu sikurse mund të rrisë numrin e vendeve me kufizime duke përkeqësuar treguesit.

Çmimet e energjisë në bursa janë rritur në mënyrë dramatike duke tejkaluar 1 mijë euro/mwh teksa vjeshta dhe dimri mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të përballohet furnizimi dhe sa disponueshmëri energjie do të ketë në treg por mbi të gjitha me çfarë kostoje do të përballen vendet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia nis stërvitjen ushtarake përgajtë kufirit me Kosovën

Story i radhës

Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të pajisen me funksionalitete ekskluzive me pagesë

Të fundit nga

ShkoLartë