Rrobat e vajzës së saj të ndjerë i ruan.
Vetëm kjo mbeti si kujtim për Hawa Osman Bilal nga fëmija i saj, që humbi jetën si pasojë e mungesës së ujit e ushqimit.
Thatësia e detyroi atë të zhvendoset me disa nga fëmijët e saj në këtë kamp në Somali.
Pavarësisht se thatësira aktuale është përshkruar si më e keqja në dekada, pothuajse asnjë ndihmë humanitare nuk ka mbërritur në këtë vend afrikanë.
Kampi me 1700 familje po marrin vetëm bukë dhe çaj të zi për mbijetesë.
E gjithë kjo pasi bota është koncentruar vetëm për të ndihmuar Ukrainën.
Kjo luftë ka shkaktuar ndërprerje në furnizimet globale të ushqimit dhe dërgesave të ndihmave.
Para luftës, Somalia importonte 90 për qind të grurit të saj nga Rusia dhe Ukraina.
Jemeni, Siria, Iraku, Sudani i Jugut, Kongo dhe territoret palestineze janë prekur poashtu në mënyrë të ngjashme si pasojë e luftës.kk