Vardari i Shkupit përballet me telashe të fushës sikurse Prishtina.
Siç bën të ditur media maqedonase “Sportmedia”, skuadra e futbollit Vardari, ndeshjen e radhës do të luajë kundër Teteksit në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, Grupi i Perëndimit, por ende nuk ka destinacion se ku do të luajë.
Vardari është nikoqir, është në kërkim të fushës ku do ta organizojë ndeshjen.
“Fushat standarde ku Vardari ka luajtur ndeshje si ‘Boris Trajkovski’ apo kompleksi ‘Petar Milosevski’, gjegjësisht FFM, për momentin nuk janë të disponueshme.
Në ‘Boris Trajkovski’ fusha është duke u rinovuar dhe ky objekt është i padisponueshëm dhe ende nuk ka informacion nëse Vardari ka kërkuar të luajë në fushat e FFM-së”, shkruan media maqedone.
Vardari si Prishtina!, të njëjtin problem e ka edhe kjo e fundit në Kosovë, sidomos me stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.