Vandalizohet kopshti i ri për fëmijë në lagjen Butel 1. Priten masa të shpejta dhe ndëshkime për autorët

April 10, 2025
1 minut lexim

Më 10 prill 2025, është vandalizuar kopshti i ri për fëmijë në lagjen Butel 1, i cili ishte planifikuar të hapet zyrtarisht në shtator të këtij viti.

Nga Komuna e Butelit njoftojnë se është shkaktuar dëm i madh material në objektin që ende nuk është vënë në funksion.

Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar të dyshuarit për këtë akt të shëmtuar dhe paralajmëron veprim të shpejtë, ndëshkime ligjore dhe ngritje të kallëzimeve penale në përputhje me ligjin.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, e ka dënuar ashpër këtë akt dhune dhe vandalizmi, duke i cilësuar pamjet nga vendngjarja si të turpshme dhe të papranueshme.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë dhe të kujdesen për atë që ndërtohet me mund dhe me para të përbashkëta, duke shprehur shpresë se ky akt nuk ka motive politike.

“Buteli po përjeton një periudhë rilindjeje dhe po ndërtohet më shumë se kurrë më parë. Dy kopshte të reja janë në ndërtim e sipër dhe me to do të zgjidhet një prej kërkesave më të mëdha të qytetarëve – kujdesi për fëmijët”, ka deklaruar Kostovski.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

Story i radhës

“Me ata që quhen dezertorë e kemi ba betejën e Koshares – mos çel varre….”/ Debati i Haradinajt e Qunit për brigadat

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë