me ata qe quhen dezertore e kemi ba betejen e koshares mos cel varre debati i haradinajt e qunit per brigadat 67f83aa67077c

“Me ata që quhen dezertorë e kemi ba betejën e Koshares – mos çel varre….”/ Debati i Haradinajt e Qunit për brigadat

April 10, 2025
1 minut lexim

Në emisionin Pressing po diskutohet për betejat kryesore në Kosovë, me theks të veçantë Kosharen, në përvjetorin e 26 të saj.

Komandanti i batalionit diverzanto-vezhgues në Betejën e Koshares, Anton Quni thotë se ka luftuar me ata që Bujar Haradinaj po i quan dezertorë.

Por, Haradinaj duke mos përmendur emra thotë se janë tërhequr në Shqipëri dhe kanë funksionuar atje e jo në Kosovë.

Pjesë nga debati i tyre:

Quni: Kanë dezertu disa njësi apo jo, unë nuk kam qenë pjesë e këtyre njësive. Me ata që Berati i quan dezertera unë e kam ba betejën e Kosharës. Unë nuk muj me i qujt dezertera po të njëjtit njerëz që e kanë udhëheq betejën e Kosharës.

Haradinaj: Mos qel varre me përmen emra të brigadave që skanë funksionu në Shqipëri, Troopojë edhe atje ku keni qenë ju. Brigadat 131 edhe 134 kanë funksionu në zonën operative të Dukagjinit.

Quni: A mundesh me mohu që kanë egzistu brigadat 131 edhe 134 që janë udhëhequr nga Rrustem Berisha e Tahir Zemaj në regjionin e Dukagjinit, këto brigada janë tërhek në territorin e Shqipërise dhe janë stacionu. Janë rikthy në kuadër të informacionit të grupit operativ 3, e që në 11 maj janë emëru 138 të Agim Ramadanit. Nuk mundet askush me i gjbë.

Haradinaj: Thashë, nuk e mohova, thash kanë funksionu në Shqipëru dhe jo në Kosovë.

Latifi: Dezerter është dikush që tërhiqet në luftë dhe nuk kthehet prapë në luftë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

4 1
Story i mëparshëm

Vandalizohet kopshti i ri për fëmijë në lagjen Butel 1. Priten masa të shpejta dhe ndëshkime për autorët

ceferin te gjithe te kenaqur me formatin e ri superliga nuk ekziston 67f83e636a2f1
Story i radhës

Ceferin: Të gjithë të kënaqur me formatin e ri, Superliga nuk ekziston

Të fundit nga

ShkoLartë