vandalizohen dy vetura zyrtare ne tetove spb jep detaje 6ae765a39e1fd

Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, SPB jep detaje

November 1, 2026
1 minut lexim

Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga një person i panjohur.

Sipas informacioneve të SPB-së Tetovë, më 31 tetor, në orën 23:35, dëmtimin e ka denoncuar një 45-vjeçar nga fshati Xhepçisht, i punësuar në objektin e Inspektoratit të Tregut në rrugën “Boris Kidriç”.

Sipas denoncimit, rreth orës 22:40, ai kishte vërejtur një person të panjohur duke hipur mbi dy veturat zyrtare të markës “Peugeot”, me targa të Shkupit.

Gjatë këtij veprimi, personi kishte thyer xhamin e pasmë të njërës veturë, ndërsa automjetit tjetër i kishte dëmtuar fshirësen e xhamit të pasmë. Më pas, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

30 dite burg per kater te dyshuarit per vrasjet ne shkup 6ae7650f7d389
Lajmi i mëparshëm

30 ditë burg për katër të dyshuarit për vrasjet në Shkup!

venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0
Lajmi i radhës

Çfarë solli muaji Tetor për qytetarët!? Venera Azizi prezanton bilancin e punës së Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë