venera azizi ia fikem dritat manipulimit mbi 20 vjecar fillon nje epoke e re 68fa66737bdf0

Çfarë solli muaji Tetor për qytetarët!? Venera Azizi prezanton bilancin e punës së Qeverisë

November 1, 2026
min lexim

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka prezantuar përmes një videoje përmbledhjen e aktiviteteve dhe projekteve të realizuara gjatë muajit tetor, duke veçuar zhvillimet në ekonomi, arsim, infrastrukturë, shëndetësi dhe punësim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Azizi, ekonomia ka shënuar rritje prej 3.8 për qind, ndërsa në sektorin e arsimit kanë vazhduar punimet për gjimnazin e ri në Kumanovë, është hapur çerdhja në Tearcë dhe kanë nisur rikonstruksionet e pesë sallave sportive shkollore në Çair, Tetovë, Dibër, Shkup dhe Kumanovë.

Ajo ka përmendur edhe vazhdimin e ndërtimit të kampusit të Universitetit „Nënë Tereza“, si dhe marrjen e statusit universitar nga Biblioteka e Tetovës.

Në fushën e infrastrukturës, Azizi ka veçuar fillimin e ndërtimit të autostradës Bukojçan-Kërçovë, në gjatësi prej 11.5 kilometrash, vazhdimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë dhe projektin e hekurudhës Shkup-Prishtinë, që synon të lidhë dy kryeqytetet për 50 minuta.

Në ekonomi dhe bujqësi, ajo ka përmendur investimet e reja të kompanive Krombacher dhe Schubert në Manastir, të cilat parashikojnë hapjen e 2.000 vendeve të punës, ndarjen e 149 milionë denarëve për mbi 1.900 kultivues të mollëve, si dhe grantet deri në 360.000 denarë për gratë në zonat rurale.

Në përmbledhje janë përfshirë edhe masat për aftësim profesional dhe punësim, sigurimi i 100 autoambulancave, digjitalizimi i letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve, si dhe mundësia që ushtarët profesionistë të vazhdojnë punën edhe pas moshës 45-vjeçare.

Azizi ka veçuar edhe formimin e Komitetit Nacional për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Gazetarëve, ndërsa ka rikujtuar fushatën e Tetorit Rozë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Një pjesë të veçantë të prezantimit ia ka kushtuar propozim-ligjit për personat e angazhuar me kontrata, përmes të cilit synohet që mijëra punonjës të përfitojnë punësim të përhershëm.

„Prej vitesh punojnë, por asnjëherë nuk e dinë se kontrata a do të vazhdohet. Me këtë propozim-ligj synojmë t’i japim fund kësaj padrejtësie dhe t’u mundësojmë këtyre punonjësve punësim të përhershëm“, ka deklaruar Azizi.

Në fund të video-paraqitjes, zëdhënësja e Qeverisë ka përmbledhur qasjen e ekzekutivit me mesazhin: „Nga premtimi shkojmë në realizim. Ky ishte tetori, kështu ne e kuptojmë qeverisjen!

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vandalizohen dy vetura zyrtare ne tetove spb jep detaje 6ae765a39e1fd
Lajmi i mëparshëm

Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, SPB jep detaje

vakti studentor do te rritet ne 4 500 denare per studentet eshte i pranueshem modeli qe ofron edhe perfitime te tjera 6ae77fe8dbdd8
Lajmi i radhës

Vakti studentor do të rritet në 4.500 denarë! Për studentët është i pranueshëm modeli që ofron edhe përfitime të tjera

Të fundit nga

​Tërmet pranë Zagrebit

Një tërmet i dobët me fuqi 1,9 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot në orën 14:37 në Kroacinë qendrore. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra ishte 13 kilometra në jug të
ShkoLartë