Të luaje në Kupën e Botës është ëndrra e çdo futbollisti. Për disa, megjithatë, ëndrra mund të kthehet në një makth. Kështu është për ata që ndjejnë peshën e humbjes, të eliminimit. Kur ndeshjet përfundojnë me penallti, ka nga ata që triumfojnë, nga ata që çohen në parajsë, veçanërisht portierët dhe nga ata që e dinë se duke bërë një gabim mund të vendosin fatin e kombëtares së tyre dhe të përfundojnë në lupen e kritikëve dhe tifozëve.
Jo të gjithë mund ta përballojnë këtë barrë. Sepse një penallti e humbur mund të rëndojë ende shumë në karrierën e çdo futbollisti. Roberto Baggio thotë ende se ëndërron për atë që dështoi në finalen e SHBA-së ’94. As Virgil van Dijk, i cili gaboi në çerekfinalen e Katarit 2022, nuk fjeti për pak kohë.
Kapiteni i Holandës Van Dijk ishte një nga lojtarët që mori përgjegjësinë për ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen çerekfinale me Argjentinën. Mbrojtësi i Liverpool si një lider i vërtetë, pavarësisht se nuk ishte golashënues, goditi i pari, nuk ishte perfekt. Martinez zgjodhi anën e djathtë dhe e priti. Një tjetër gabim më pas i dënoi holandezët, të cilët u mundën 6-5 (2-2 pas kohës së rregullt, 4-3 në penallti) nga skuadra që fitoi Kupën e Botës 2022.
Pas ndeshjes ai e ndjeu atë gabim mbi veten e tij, i cili objektivisht ishte i rëndësishëm, sepse ai drejtoi ndeshjen, duke pasur parasysh se pas tij Messi e ktheu gjuajtjen ne penallti te shenuar. Dhe pasi u kthye në fushë me Liverpool-in, ai shënoi edhe një gol të bukur kundër Aston Villas në një ndeshje të shkëlqyer në Boxing Day, ai iu rikthye të fliste për atë gabim dhe zbuloi se vuajti shumë:
“Mu deshën disa ditë të ngrihem sërish në këmbë”. Në një intervistë për kanalin holandez viaplay, ai tha: “Unë u mbylla nga bota e futbollit për një kohë. Nuk më zinte gjumi për dy ditë pas Holandë-Argjentinë. Ishim shumë afër fitores, edhe pasi ishim dy gola ne disavantazh.
Kam humbur një penallti në një lojë kaq të rëndësishme. Më ka lënduar shumë, kam pasur disa netë shumë të vështira. Nuk me zinte gjumi! Shkova me pushime dhe shijova familjen time duke mos ndjekur asgje mbi futbollin. Kjo ishtë gjëja më e rëndësishme dhe ajo qe me dha ate qetesi mendore”.