OIK kundërshton ashpër kategorizimet në Ligjin e Pagave

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë reagon ashpër ndaj padrejtësive që po vazhdojnë ta përcjellin Ligjin e Pagave për komunitetet që janë anëtarë të OIK.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe shkresave që OIK i ka bërë në komisionin për draftimin e ligjit dhe instancat tjera si Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria dhe mekanizmat tjerë përgjegjës, sipas OIK kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

“OIK ka kërkuar në vazhdimësi që kategorizimet të bëhen sipas niveleve të shkollimit. Me këto kategorizime që janë bërë diskriminohen infermierët, mamitë, teknikët e radiologjisë, teknikët e biokimisë dhe profilet tjera.

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë apelon që të mos lejohet diskriminimi dhe të mos shkilet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi me këtë shkilet mbi të drejtat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë“, thuhet në komunikatën e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin ndalon furnizimin me naftë ruse për vendet që përdorin kufirin e çmimit të naftës

Story i radhës

Van Dijk u kthye psikolog i vetes

Të fundit nga