Van de Beek kalon te Evertoni

Futbollisti holandez Donny van de Beek, deri në fund të sezonit, do të luajë për Evertonin.

Kjo pasi ai është dhënë në huazim nga Manchester United.

Interesim për holandezin kishte edhe Crystal Palace.

Kalimi i tij te skuadra nga Liverpooli lidhet edhe me emërimin e Frank Lampardit në krye të shtabit teknik.

24-vjeçari i ka luajtur vetëm katër ndeshje prej se erdhi nga Ajaxi te Manchester United në vitin 2020.

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka deklaruar se nëse dëshiron të jetë pjesë e kombëtares Donny van de Beek, do të duhet të luajë më shumë lojë, shkruan BBC.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beniada Nishani zbulon historinë e dashurisë, tregon për lidhjen që zgjati shtatë vite

Story i radhës

Masat anticovid, epidemiologu: Ku duhet të bëhet analiza për t’i hequr

Të fundit nga