Masat anticovid, epidemiologu: Ku duhet të bëhet analiza për t’i hequr

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Log.” ka folur rreth masave kufizuese të pandemisë në vendin tonë dhe nëse ato duhet të hiqen.

Alimehmeti ka shpjeguar se disa prej masave nuk bëjnë sens, por pjesa tjetër si për shembull grumbullimet masive duhet të ndalohen pasi tejçueshmëria e virusit është e lartë.

Për të hequr masa sipas mjekut të njohur duhet ët fokusohemi tek numri i të shtruarve në spital dhe numri i personave në kujdesin intensiv.

“Është aq i transmetueshëm sa ne nuk e ndalim dot. E shohim në të gjithë vendet e botës sa nuk po e ndalin dot. Sa organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bllokimet e kota si ajo në ajër duhet të hiqen kufizimet e panevojshme. Sens bën grumbullimet e mëdha. Numri i madh i tifozëve. Anglia ka ngadalësim i rënieve të infektimeve pas heqjes së masave. Analiza duhet të bëhet tek spitalet dhe tek vdekjet. “

“Ndryshimi i masave do vijë nga Britania, Holanda apo Suedia. Duhet pak durim. Se Suedia sot nuk kërkon as tampon mund të hysh lirisht.” tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Van de Beek kalon te Evertoni

Story i radhës

Çfarë rrezikoni nëse flini më shumë se 8 orë?!

Të fundit nga