Van Damme: Kam pritur një kohë për të ardhur, populli i Kosovës dëshiron lumturi dhe paqe

July 19, 2023
min lexim

Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme, mori pjesë në hapjen solemne të dyqanit prestigjioz, “zeropozitive.shop” në PrishtinaMall.

Sipas tij, ky brend është i përsosur, duke shtuar se përveç produkteve cilësore, ekipi që qëndron pas këtij koleksioni është munduar të bëjë çdo gjë në mënyrë të përsosur.

Van Damme: Halfer do të krijojë orën dhe diamantin dhe do t’i dizajnojë ato shumë mirë

“Shikoni, kjo nuk është vërtet një punë pormovuese. Nuk bëhet fjalë për një djalë që vjen, që paguhet për të bërë një promovim për një orë. E njoh, zotin Kay? për shumë e shumë vite si miq, ne u bëmë miq, dhe ky zotëri, ka vite që punon, ka një familje të mirë, shumë lloje të ndryshme biznesi dhe pashë ekipin e tij që ai zgjodhi ekipin në mënyrë të përsosur, sepse unë isha në fabrikë këtë mëngjes dhe duhet të krijosh një ekip për të qenë i mirë në marketing, në shitje. Është një diamant biznesi i madh, apo jo? Dhe kur pashë se çfarë bëjnë, e pyeta pse nuk jeni dega që dëshironi të jeni? Ai tha për shkak se ne po bëjmë shumë diamant të veçantë, gjerdane dhe gjithçka tjetër, dhe ne po e bëjmë këtë për markat e tjera. E atë njoh prej vitesh dhe nuk e dija këtë gjë. Kështu që tani, Halfer do të krijoj orën dhe diamantin dhe do t’i dizajnojë ato shumë mirë. Dhe unë jam këtu jo për të promovuar Halferin, unë jam këtu për të promovuar “vëllain” tim sepse ai ka punuar shumë, unë jam këtu për të promovuar ekipin që qëndron pas këtij koleksioni të bukur. Nuk është e lehtë të kesh shumë njerëz që punojnë në mbarë botën për ta bërë gjithçka perfektë”, ka thënë VanDamme.

Mes tjerash, aktori i mirënjohur ka thënë se do e realizojnë edhe një orë me emrin e tij.

Van Damme: Do të bëjmë gjithashtu si një orë “Van Damme”

“Kjo është marka për të cilën unë do të doja, dhe më dhanë nderin, të jem ambasador. Shpresojmë se do të shkojmë mirë. Ne filluam të bëjmë një orë JCVD, por do të bëjmë gjithashtu si një orë Van Damme. I cili është një koleksion me botim shumë të kufizuar”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën këtu dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.

Van Damme: Populli i Kosovës me duket mua se me të vërtetë vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe,

“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Ky shtet, kur unë jam këtu unë flas shumë për muzikën, kur vij në këtë shtet kurrë nuk shoh flamuj, kurrë nuk dëgjoj rreth fesë, unë flas me njerëzit këtu dhe populli i Kosovës me duket mua se me të vërtetë vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, ka thënë ai.

Ndërsa themeluesi i këtij brendi, Genc Meraku , derisa ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur PrishtinaMall si pikë, ka theksuar se janë përpjekur të sjellin produkte dhe oferta cilësore për gjithë ata që janë të interesuar për produktin.

Meraku: Helfer Watches, brendi zviceran me bazë në Gjenevë ofron koleksionin më unik të orëve të dorës

“Zeropozitive ka dy dekada në tregun e Kosovës dhe gjatë tërë kohës jemi përpjekur të sjellim frymën më bashkëkohore të te berit marketing me punën dhe shërbimet tona…Kemi zgjedhur PrishtinaMall, sepse kjo për mua nuk është një qendër tregtare, është një destinacion ku përpos blerjeve ofron argëtim, rekreacion për ju dhe fëmijët tanë…Jemi përpjekur të sjellim produkte dhe oferta cilësore dhe prestigjioze. Helfer Watches, brendi zviceran me bazë në Gjeneve që ofron koleksion më unik dhe te suksesshëm të orëve të dorës “, tha Meraku.

Në këtë ngjarje u panë numër i madh qytetarëve të interesuar për të takuar nga afër aktorin me famë botërore.

Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lion Heart”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pakënaqësitë e Sindikatës së Policisë me Ligjin e Pagave

Story i radhës

Italia nuk do të trajnojë pilotët ukrainas

Të fundit nga

ShkoLartë