Valon Syla dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës, thuhet në vendimin e Gjykatës

July 1, 2025
min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë më 30 qershor ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar gazetarit Valon Syla masën e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar- saktësisht të dashurës së tij.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sylës i ndalohet t’i afrohet në afërsi më të vogël sesa 5 metra të dëmtuarës NN.

Gjykata në vendim thekson se masa do të zgjasë për një muaj, duke filluar nga 28 qershori deri më 28 korrik 2025.

“Në rast të mos respektimit të kësaj mase, të pandehurit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit sipas nenit 175 par.5 të KPPRK-së”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, në seancë dëgjimore, mbrojtësi i Sylës- avokati Kushtrim Palushi ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Ai ka pretenduar se Prokuroria nuk ka arritur të tregojë se si plotësohet kriteri i parë- dyshimi i bazuar dhe kriteret tjera ligjore për caktimin e kësaj mase. Kishte shtuar se rasti gabimisht është klasifikuar si “Dhunë në familje”- sepse raporti mes të pandehurit dhe të dëmtuarës nuk përbën marrëdhënie familjare.

Avokati kishte mohuar se i mbrojturi i tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës.Vetë Syla e kishte mbështetur fjalën e avokatit dhe kishte deklaruar se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Polici.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar.

“Gjykata vlerëson se përmbushet kushti kryesor nga neni 175 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe se në këtë fazë të procedurës ka dyshim të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor, e sanksionuar me nenin 185 par.1, pika1.4 të KPRK-së ashtu që me datë 27-28.06.2025, rreth orës 23:30-2:20, në objektin “X” në Prishtinë, i pandehuri Valon me dashje dhe me qëllim të cenimit të dinjitetit në marrëdhënie familjare ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës NN., me të cilën është në lidhje familjare nga janari i vitit 2025”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale. Thuhet se Syla kishte përdorur edhe gjuhë ofenduese ndaj të dëmtuarës, kurse me veprimet e tij thuhet se shkaktoi dhunë psikologjike dhe lëndime trupore tek e dëmtuara.

Gjykata konstatoi se në rastin konkret ka rrezik të përsëritjes së veprës penale. Andaj, nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor, aprovoi kërkesën e Prokurorisë.

Ndryshe, gazetari Syla përmes një postimi në Facebook, të hënën më 30 qershor ka thënë se rasti nuk ka të bëjë me rrahje dhe se beson që drejtësia do të vihet në vend.

Lidhur me rastin kishte reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), duke e dënuar rastin. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Rumunët dënohen rëndë nga UEFA! Media rumune përmend Kosovën

Të fundit nga

​Shqipëria evakuon nga Irani pesë persona

Pas evakuimit të disa shqiptarëve nga Izraeli 10 ditë më parë qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimi të shtetasve tanë nga Irani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli
ShkoLartë