Shkrimtari Namik Dokle ka rrëfyer në studion e emisionit “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, ka rrëfyer për librin e tij më të ri, atë për legjendat e Gorës.
“Realisht, legjendat, unë jetoja me to! Jam rritur me to si çdo fëmijë në mjedisin ku jeton, me ngjarjet dhe njerëzit.
Pastaj, kam filluar të interesohem sepse kur nisa të shkruaja romane tre prej të cilëve i dedikohen zonës së Goros, u futa pak më thellë në përmbajtjen e këtyre legjendave dhe në romanet e para, “Vajzat e Mjegullës”, “Lule e skaj botës”, “Ditët e lakuriqëve të natës”, janë përfshi një dy legjenda.
Nuk më kishte shkuar mendja të bëja një libër me legjenda. Ndoshta ishin të fjetura. Kur përktheva romanin në Spanjë, pas promovimit botuesja më tha pse nuk e shkruan këtë libër dhe më tha se jam e gatshme ta botoj menjëherë. Një vit e pak pa ndërprerë punën pa asnjë moment. Pasi i kam shkruar i kam lexuar disa herë për të qenë sa më i saktë”, tha ai.