Karnavalet ilire në Bozofcë të Tetovës. Këngë, valle dhe ushqime tradicionale

Vajzat e veshura sikur nuse ilire dhe nuse fshati, ndërsa meshkujt me veshje kombëtare, me maska e me kambanë në bel. Kështu në Bozocë të Malësisë së Tetovës u organizua edicioni i 16 i karnavaleve ilire. Ceremonia shoqërohet me këngë dhe valle e pjesëmarrësit shkojnë në disa shtëpi dhe marrin ushqime.

“Do të ketë një defile që do të nise nga hyrja katundit dhe do të shkojmë në dy tre shtëpi për të treguar se si ka qenë tradita, sepse kanë shkuar njerëzit shtëpi në shtëpi kanë kënduar këngë të dasmave, gurbetit, beqarisë e kështu me radhë. Ndërsa zonjat tona kanë dhënë ushqimet më të mira që tregon solidaritetin e popullit tonë, kanë dhënë djathë, mish, pastërma, vezë, tëlyen. Në fund edhe karnavalistët në një shtëpi kanë përgatitë ushqim, dhe ushqimin e tepruar ua kanë dhënë atyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale”, Neshat Memeti, organizator.

Në këtë karnaval kishte pjesëmarrës edhe nga Shqipëria. Eralda Baze ishte veshur me një veshje tradicionale ku në fytyrë ishte ngjyrosur për të treguar se si kanë qenë nuset ilire. Ajo bën apel që kjo traditë të vazhdohet edhe në troje tjera që të mos harrohet asnjëherë.

“Sot me shumë dëshirë erdhëm për tu bërë pjesë e karnavaleve ilire që në dijeninë tonë mbahen gjallë vetën në Bozofcë të Tetovës në malësinë e Sharrit dhe sigurisht nuk mund ta humbisje këtë mundësi unike për tu bërë nusja Ilire. Nga vetë emri është një traditë shumë e vjetër, vjen nga thellësia mijëvjeçarëve dhe u bëj thirrje zonave që kanë pasur ta mbajnë gjallë pasi që kemi një etnografi shumë të pasur”, Eralda Baze.

“Unë kam veshur veshjen e vajzës ilire dhe ky karnaval ka shumë gjëra interesante dhe të gjithë po kënaqen si të rritur si fëmijë dhe është diçka shumë interesante dhe shumë e bukur .”

Gjatë ditë së nesërme karnavalet ilire do të zbresin në sheshin e Tetovës.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Prezantohen fletëvotimet për votimin në veri dhe kjo është pyetja

Story i radhës

“Vallëzim me hënën”, Namik Dokle rrëfen legjendat e Gorës dhe goranëve

Të fundit nga