Vallecano mund Realin, ia bën dhuratë vendin e parë Barcelonës

1 minut lexim

Rayo Vallecano e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të La Ligës, pasi ka mundur Real Madridin.

Fillimisht Santi Comesana realizoi në minutën e pestë, ndërkaq u duk që Reali ishte në rrugë të mirë për të fituar pasi përmbysi gjithçka me golat e Luka Modriqit nga penaltia në minutën e 37-të, dhe të Eder Militaos katër minuta më vonë.

Mirëpo, pjesa e parë përfundoi ashtu si nisi, baras, pasi Alvaro Garcia i barazoi shifrat vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt të kësaj pjese.

Pjesa e dytë u takoi vendësve të cilët përmes golit të Oscar Trejos nga pika e bardhë në minutën e 67-të i mbajtën tri pikët në shtëpi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Javën e kaluar janë regjistruar 196 raste me Covid, përmes Termini Im janë regjistruar tetë të vdekur

Story i radhës

Kush i planifikon takimet/udhëtimet në një lidhje: Ai apo ajo? Po në lidhjen tuaj?

Të fundit nga