vale e re covid i ne kine 79 mije raste vetem ne korrik autoritetet nuk ka arsye per alarm 6a6ce0f1b3028

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik, autoritetet: Nuk ka arsye për alarm!

July 31, 2026
1 minut lexim

Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm. Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe niveli i përhapjes mbetet dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar.

Varianti dominues në Kinë vazhdon të jetë Omicron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka arritur një nivel të moderuar transmetimi. Të dhënat për javën 13-19 korrik tregojnë se shkalla e testeve pozitive për Covid-19 ka arritur në 16.3%, me një rritje prej 4.3 pikë përqindje krahasuar me javën paraardhëse. Në të njëjtën kohë, gripi ka shënuar rënie, me normën e pozitivitetit në 12.6%.

Autoritetet kineze u rekomandojnë të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike të marrin masa parandaluese, si përdorimi i maskës në ambiente publike dhe spitale, si edhe vaksinimi për grupet më të rrezikuara.

Sipas mediave kineze, javët e fundit Covid-19 ka kaluar gripin si shkaktari kryesor i infeksioneve respiratore në vend. Ekspertët besojnë se temperaturat e larta po i shtyjnë njerëzit të qëndrojnë më gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar, duke krijuar kushte të ngjashme me ato të dimrit për përhapjen e virusit.

Megjithatë, specialistët theksojnë se nuk është vërejtur rritje e rasteve të rënda apo e vdekjeve. Shumica e pacientëve shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti, ndërsa shërohen brenda pesë deri në shtatë ditësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin NB.1.8.1 si një “variant nën monitorim”. Sipas vlerësimit të saj, ai përhapet më lehtë, por nuk ka prova që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush e heton peshkun e madh protestuesit ironizojne lirimin e ilir beqajt vjedh ne spitale mbrohet ne pallate 6a6ce090b5ee7
Lajmi i mëparshëm

“Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt: Vjedh në spitale, mbrohet në pallate!

kim kardashian mahnit nga pushimet verore 6a6ce1bdeea32
Lajmi i radhës

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë