kush e heton peshkun e madh protestuesit ironizojne lirimin e ilir beqajt vjedh ne spitale mbrohet ne pallate 6a6ce090b5ee7

“Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt: Vjedh në spitale, mbrohet në pallate!

July 31, 2026
1 minut lexim

Protestuesit që prej 62 ditësh dalin në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë mbrëmje mesazhe përmes pankartave, ku një pjesë e tyre iu referuan zhvillimeve të fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Një nga pankartat kryesore ironizonte vendimin e GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Beqajt nga arrest me burg në arrest shtëpie.

“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”, shkruhej në pankartë.

Image

Pankarta nga protesta

“Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton? Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në një tjetër mesazh të protestuesve.

Në tubimin e 62 nuk munguan as pankartat në anglisht, ku njëra prej tyre ironizonte etiketimet e mëparshme të protestuesve si “korba” nga kryeministri Edi Rama.

Image

Pankarta nga protesta

“A e dinit? Korbat mund të njohin fytyrat e njerëzve dhe të mbajnë mend ata që janë të mirë ose mizorë ndaj tyre. Dorëheqje!”, shkruhej në pankartë.

Po ashtu, protestuesit përsëritën vendosmërinë për të vijuar tubimet edhe në ditët në vijim, përmes mesazhit: “62. Nesër edhe më shumë”, ndërsa një tjetër pankartë mbante shkrimin: “SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti sunny hill festival nje nga ngjarjet kryesore kulturore te kosoves 6a6ce013832b1
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

vale e re covid i ne kine 79 mije raste vetem ne korrik autoritetet nuk ka arsye per alarm 6a6ce0f1b3028
Lajmi i radhës

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik, autoritetet: Nuk ka arsye për alarm!

Të fundit nga

Kim Kardashian mahnit nga pushimet verore

Kim Kardashian po shijon një verë të mbushur me momente familjare dhe aventura, duke ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet. Ylli televiziv publikoi disa fotografi nga pushimet e familjes,
ShkoLartë