Ndeshja në hokej mes New York Islanders dhe Florida Panthers u ndoq nga 17,225 tifozë dhe rezultati përfundimtar ishte 3-1. Kjo lojë nuk do të mbahet mend për rezultatin e prodhuar, por për atë që ndodhi në tribunë.
Një tifoz vendosi t’i propozojë një vajze para të gjithëve dhe më pas u trondit kur ajo e refuzoi.
Diçka që ai me siguri nuk e priste. Burri hoqi këmishën dhe në gjoks shkruhej: “Të lutem thuaj po”. Më pas ai u gjunjëzua gati për të vendosur unazën në gishtin e të dashurës së tij.
Më pas erdhi bisedë e shkurtër mes të dyve dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, burri u refuzua dhe gruaja për habinë e tifozëve të tjerë, u largua nga salla ku po luhej ndeshja e hokejit. Pasi vajza e refuzoi, burri e kaloi shpejt momentin e vështirë dhe u ngushëllua me një gotë birrë.
Fotografitë e këtij propozimi të dështuar për martesë janë bërë virale.