Vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer Isabella Damon, vajza 20-vjeçare e aktorit të njohur hollivudian Matt Damon, gjatë një daljeje elegante krah të atit.
E veshur me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë argjendi, Isabella tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj plot stil dhe elegancë. Veshja vezulluese i theksonte linjat, ndërsa pamja e saj u komentua si një nga më të spikaturat e mbrëmjes.
Kjo dalje baba e bijë u kthye në një moment të veçantë, ku dyshja shfaqej e buzëqeshur dhe mjaft e afërt me njëri-tjetrin.

Isabella, e cila rrallëherë shfaqet në publik, dëshmoi se ka trashëguar jo vetëm tiparet e bukura familjare, por edhe një ndjenjë të veçantë stili.
Pa dyshim, këtë herë ishte ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen!

Burimi: botasot.info


