aksident mes dy automjeteve ne shkup kolona te gjata ne bulevardin boris trajkovski 6ae9979db6be3

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

November 3, 2026
1 minut lexim
att.8FXe3txF pwwTChP75pDQ1WbH3pfhv3SAVFWFmOLRr0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, në afërsi të ish-fabrikës “Stakllarnica”.
Sipas mediave maqedonase, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Citroen”, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja. Pjesë të automjeteve janë shpërndarë nëpër rrugë.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë pjesë të qytetit po zhvillohet me vështirësi, ndërsa janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e matt damon mahnit me paraqitjen elegante shkelqen krah babait te famshem 6ae9979c4dc86
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Matt Damon mahnit me paraqitjen elegante, shkëlqen krah babait të famshëm!

aksident mes dy automjeteve ne shkup kolona te gjata ne bulevardin boris trajkovski 6ae9979ddde53
Lajmi i radhës

Aksident mes dy automjeteve në Shkup, kolona të gjata në bulevardin “Boris Trajkovski”

Të fundit nga

ShkoLartë