Vajza e trajnerit të njohur të futbollit Pep Guardiola, Maria, është duke i shijuar pushimet verore, ashtu që i ka zbukuruar faqet rozë.
Gjatë pushimeve në Barbados, ajo ka tërhequr vëmendjen me figurën e hollë dhe të tendosur, ndërsa bikinit dukeshin bukur në trupin e saj të nxirë.
Siç shihet edhe nga fotografitë e shpërndara, 21-vjeçarja rrëmben vëmendjen me barkun e sheshtë, gjoksin natyral, por edhe bukurinë natyrale.
Imazhet nga pushimet e saja shumë shpejt u shpërndanë në rrjetet sociale dhe shumë fansa nuk e humbën rastin ta komentojnë bukurinë e saj.
Kujtojmë që Maria shpesh shoqërohej me futbollistin anglez, Dele Alli, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka komentuar lidhjen eventuale, kështu që mediat filluan të hamendësojnë se raporti mes tyre është ftohur dhe ata nuk janë më bashkë.