Në vigjilje të prezantimit të ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2022/2023, Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi turnir në futboll të vogël, volejboll dhe pingpong.
Kjo ngjarje ju kushtua maturantëve të shkollave të mesme të qytetit të Tetovës, të cilët përveç terreneve sportive dhe ambienteve të jashtme të Universitetit tonë, patën mundësi që për së afërmi të njihen edhe me auditorët dhe programet studimore të këtij fakulteti.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili u bëri thirrje maturantëve, që studimet e tyre t’i regjistrojnë në këtë fakultet dhe të angazhohen që karrierën e tyre profesionale dhe akademike ta ndërtojnë duke qenë pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës. Ai, po ashtu tha se për vitin akademik 2022/2023 Fakulteti i Kulturës Fizike për studentët e rinj ofron dy programe studimore: Kulturë fizike dhe shëndetësi; Trajner i sportit.
Për të gjithë maturantët e shkollave të mesme, pjesëmarrës në këtë ngjarje sportive, u ndanë certifikata nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili.
Të fundit nga
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit Julian Deda
Opinionistja në Gjermani Vjollca Hajdari, ka folur rreth takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, me
Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të grumbullimit të mbeturinave, pasi punëtorët e KRM
Pas një sezoni të dështuar me “Djajtë” e Milan, tekniku italian, Stefano Pioli po kalon javët
Të përqafosh një fëmijë që përfaqëson krijimin më të madh dhe madhështor të një vëllai apo