ut per maturantet e tetoves organizoi turnir ne disiplina te ndryshme sportive 6273ea30bfe28

UT për maturantët e Tetovës organizoi turnir në disiplina të ndryshme sportive

May 5, 2022
1 minut lexim
1651763416874 0 ballina

Në vigjilje të prezantimit të ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2022/2023, Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi turnir në futboll të vogël, volejboll dhe pingpong.
Kjo ngjarje ju kushtua maturantëve të shkollave të mesme të qytetit të Tetovës, të cilët përveç terreneve sportive dhe ambienteve të jashtme të Universitetit tonë, patën mundësi që për së afërmi të njihen edhe me auditorët dhe programet studimore të këtij fakulteti.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili u bëri thirrje maturantëve, që studimet e tyre t’i regjistrojnë në këtë fakultet dhe të angazhohen që karrierën e tyre profesionale dhe akademike ta ndërtojnë duke qenë pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës. Ai, po ashtu tha se për vitin akademik 2022/2023 Fakulteti i Kulturës Fizike për studentët e rinj ofron dy programe studimore: Kulturë fizike dhe shëndetësi; Trajner i sportit.
Për të gjithë maturantët e shkollave të mesme, pjesëmarrës në këtë ngjarje sportive, u ndanë certifikata nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

asnje vdekje 13 raste te reja nga covid 19 ne kosove 6273e9f5bd569
Story i mëparshëm

Asnjë vdekje, 13 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë

ganiu stadiumin e cairit po e bejme gati per ndeshjet evropiane 6273ec8cd1376
Story i radhës

Ganiu: Stadiumin e Çairit po e bëjmë gati për ndeshjet evropiane

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Dashi Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjerat do iu ndërlikohen edhe me tepër. Beqaret duhet te jene me te

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e
ShkoLartë