Usyk nuk mund të ndalet së menduari për luftën

April 6, 2022
1 minut lexim

Edhe pse u largua nga Ukraina, Oleksandr Usyk, nuk mundet të ndalojë së menduari për luftën në vendin e tij.

Usku fillimisht u kthye në frontin e luftës për t’iu bashkuar ushtrisë, por më vonë morri leje nga Ministria e Mbrojtjes të largohej, shkruan Daily Mail.

Ai ka treguar si e morri vesh për fillimin e luftës.

“Ishte ora pesë e mëngjesit kur mora një mesazh nga gruaja ime në të cilin ajo më njoftoi se lufta kishte filluar. E kuptova që Ukraina do të mbyllte hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile. Fluturuam për në Poloni. Në Poloni na priti në aeroport miku ynë. Ai na çoi në kufirin polako-ukrainas.

Atje morëm një makinë tjetër që na çoi në një qytet tjetër ukrainas dhe mund të shkonim direkt në Kiev prej andej. Isha i mërzitur, nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë familjen time, fëmijët dhe gruan time, të dashurit e mi, u ndjeva pak më mirë”, tha ai për kanalin e YouTube “Blockasset”.

Usky ka treguar se boksi nuk është asgjë në krahasim me luftën.

“Për fat nuk pashë shumë luftë. Por ajo që shoh dhe ajo që di nga të afërmit dhe miqtë e mi është e tmerrshme”, theksoi kampioni i peshave të rënda. “Disa nga miqtë e mi mungojnë dhe ne nuk e dimë se ku janë tani. Shumë nga të afërmit e mi humbën shtëpitë e tyre, humbën miqtë dhe të dashurit e tyre. Në krahasim me luftën, boksi është lojë fëmijësh”, tha 35-vjeçari

Usyk, së bashku me boksierin tjetër ukrainas, Vasyl Lomachenko, kanë qenë duke luftuar kundër trupave ruse.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Macron kryeson anketat, pjesëmarrja në votime një pikëpyetje e madhe

Story i radhës

Ajvazi: Shikoni pse e meriton Agim Ademi…

Të fundit nga

ShkoLartë