Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

April 22, 2022
1 minut lexim

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

– D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të Investojmë në planetin tonë — ta shënojmë Ditën e Tokës së bashku

Story i radhës

Profesor Liman Varoshi, njeriu dhe historiani

Të fundit nga

ShkoLartë