Ushtria ukrainase: Po zhvillohen beteja të ashpra, i kemi zënë disa pilotë armiq

March 6, 2022
1 minut lexim

Ushtria ukrainase sapo ka publikuar raportin e saj operacional që nga ora 6 e mëngjesit me orën lokale, duke theksuar se forcat e saj kanë “luftuar në beteja të ashpra për t’i ruajtur kufij të caktuar”, raporton The Guardian.

Një operacion mbrojtës në pjesën lindore të distriktit operacional të Donetskut është duke u zhvilluar ndërsa përpjekjet janë përqendruar në mbrojtjen e qytetit të Mariupolit, tha ushtria.

Sipas raportit, forcat ruse u ndaluan nga një avancim drejt rajonit të Dnipropetrovsk nga Balaklia dhe një operacion për ta mbrojtur qytetin e Chernihiv është duke u zhvilluar.

Raporti i referohet “humbjeve të rënda në armë, pajisje dhe personel” krahas humbjeve të 88 avionëve dhe helikopterëve rusë.

“Disa pilotë armiq që u katapultuan dhe mbijetuan u gjetën nga ushtarët ukrainas. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tashmë po dëshmojnë për krimet e regjimit të Putinit kundër njerëzimit”, thuhet në raport.

Për shkak të rezistencës së të gjithë popullit ukrainas, trupat ruse janë “demoralizuar” me “gjendje morale dhe psikologjike jashtëzakonisht të ulët… për shkak të vetëdijes për gjendjen reale të punëve”, tha shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë

Story i radhës

Është më mirë ta shmangni: Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me sodë buke

Të fundit nga

ShkoLartë