Ushtria ruse vazhdon agresionin në shkallë të plotë dhe të armatosur

March 30, 2022
1 minut lexim

Të mërkurën, ushtria ruse vazhdoi të kryejë një agresion të plotë të armatosur kundër Ukrainës, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të kryejnë një operacion mbrojtës në drejtimet lindore, juglindore dhe verilindore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon gjithashtu se trupat ruse kanë “pësuar humbje të konsiderueshme” dhe ka të ngjarë “përkohësisht të kenë hequr dorë nga detyra e bllokimit të Kievit”.

Ushtria ruse është rigrupuar dhe është fokusuar në “operacionet sulmuese në Zonën Operative Lindore dhe për të rritur sistemin e mbështetjes logjistike të trupave në zonat Donetsk dhe Tavriya”, tha ministria në një deklaratë.

Rusia ka “intensifikuar operacionet e zjarrit dhe sulmit në rajonin e Donetsk dhe vazhdon të godasë sulmet ajrore dhe raketore mbi vendbanimet”.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëna tregon se si pastron tapetin për vetëm pesë minuta çdo muaj

Story i radhës

Likovë, aksion humanitar në prag të muajit të Ramazanit

Të fundit nga

ShkoLartë