Ushtria ruse nis ndërtimin e qytetit që vetë e shkatërroi

1 minut lexim

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol.

Agjencia e lajmeve Associated Press, solli pamjet nga puna që po bëhet në periferi të qytetit.

Puna e ndërtimit po mbikëqyret nga një kompani ndërtimi ushtarake ruse.

Përfaqësuesi i kompanisë ruse të ndërtimit ushtarak, Oleg Pechenkin, tregoi për lehtësirat e ofruara për banorët e ardhshëm.

“Po punohet në gjashtë kantiere. Ne planifikojmë të fillojmë punën në të 12 kantieret nga mesi i muajit”, tha ai.

Puna po kryhet “në një fazë të përshpejtuar”, tha Pechenkin. Çdo njësi apartamentesh do të jetë e pajisur me kuzhinë, banjo dhe pajisje, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronela publikon këngën e re

Story i radhës

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Të fundit nga